Shkëndija kundër Vardarit do të luaj të shtunën në duelin e vlefshëm për xhiron e 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në koordinim me bartësit e të drejtave televizive kanë zgjedhur ndeshjet e xhiros së 21-të që do të transmetohen direkt në televizionin shtetëror dhe takimi ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit është përzgjedhur të luhet të shtunën, duke qenë se dy xhirot e para të gjysmësezonit pranveror, tetovarët i kanë luajtur të dielën. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit zhvillohet nga ora 14:00, teksa pesë ndeshjet tjera të kësaj xhiroje janë të dielën. Ndërkohë kundër këtij vendimi kanë dalur tifozët “Ballistët”, të cilët kanë kërkuar që ndeshja të luhet të dielën dhe jo të shtunën.


