Shkëndija kërkon fitore edhe në kampionat, sot takohet me Arsimin

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot sjell vetëm një ndeshje në program. 

Takimii vetëm do të luhet në Tetovë, aty ku Shkëndija do të pret Arsimin e Çegranit. Skuadra e Jeton Beqirit në takimin me Arsimin vjen pas fitores së madhe ndaj Ludogoretsit në Liga Europa dhe gjithashtu synon tjetër fitore edhe në kampionat, duke dashur të vazhdojë sërinë pozitive edhe në elitë. 

Arsimi si skuadra debutuese në Ligën e Parë, nga dy ndeshjet e para të luajtura ka një barazim dhe një humbje. 

Ndeshja është paraparë të zhvillohet sot nga ora 17:00./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close