Shkëndija e Tetovës sot duhej të zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Parë kundër Struga Trim Lum, mirëpo për shkak se këta të fundit po garojnë në Europë dhe të enjten i pret një përballje shumë e rëndësishme kundër kampionëve të Luksemburgut, Sëift Hesperange, për një vend në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, drejtuesit e skuadrës tetovare vendosën që ti kundërpërgjigjen pozitivisht kërkesës së skuadrës strugane për të shtyrë këtë përballje.

Kështu ditën e diel, Shkëndija e shfrytëzoi për një ndeshje miqësore me skuadrën e Dinamos nga Ferizaji.
Në takimin e luajtur në Tetovë, Shkëndija fitoi ndeshjen me rezultat 2:0, me Adenis Shala që realizoi në minutën e 16-të shënoi golin e parë të takimit, ndërsa rezultatin përfundimtarë e vendosi Erald Çinari në minutën e 84-të.
Kujtojmë, Shkëndija fundjavën e ardhshme në kuadër të xhiros së tretë do të luaj kundër Tikveshit në Kavadar.

