Reprezentuesi i Maqedonisë, Visar Musliu ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij të re, Paderborn në fitoren 7:0 ndaj ekipit Kotbus.

Musliu u fut në listën e golashënuesve në minutën e 11-të, përderisa gola realizuan edhe Muslija, Pelivan, Klas, Handen dhe Bilbija.
Mbrojtësi nga Gostivari për Paderbornin në Bundesliga 2 debutoi dy javë më parë, por nuk i shkoi mirë, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

