Shkëndija e Llapi zhvillojnë miqësore me moshat e reja

Gjest i bukur nga Shkëndija e Tetovës dhe Llapi i Podujevës. Në kuadër të fazës përgatitore, dy ekipet u kanë mundësuar të rinjëve të tyre u kanë mundësuar ndeshje miqësore të karakterit ndërkombëtar.
KF Shkëndija me dy gjenerata (U17 dhe U19) ka gostitur në Tetovë KF Llapin e Podujevës, duke ju mundësuar futbollistëve përveç shoqërimit edhe testimin e formës momentale në kushte të fazës përgatitore. Në dy ndeshje interesante e korrekte, me rezultatin në plan të dytë, duke qenë se trajnerët shans për të luajtur ju dhanë të gjithë futbollistëve, dy takimet përfunduan me fitore të mysafirëve. 

Dueli i skuadrave U17 i takoi Llapit me shifrat 3:0. Pas pjesës së parë udhëhiqnin 1:0 miqtë, derisa dy gola tjerë erdhën pas ndryshimeve të shumta në formacion.

Ndërkohë dueli i gjeneratave U19 solli më shumë paqartësi, derisa me rezultat minimal 2:1 fitoi Llapi. Bashar Jusufi shënoi golin për Shkëndijën U19, derisa loja prodhoi shumë emocion nga dy ekipet. 

Trajnerët dhe udhëheqësit e shkollës së futbollit Shkëndija vlerësuan maksimalisht ndeshjet me Llapin, derisa konstatim është se për të ngritur nivelin ndeshje të këtilla në të ardhmen duhet të organizohen më shpesh. 

Nga KF Shkëndija kanë falenderuar mysafirët nga Podujeva për vizitën në Tetovë dhe dy ndeshjet shumë korrekte, derisa duke i uruar gjitha të mirat në të ardhmen shprehin besimin për raporte edhe më të afërta me KF Llapin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close