Klubi i Bolognas në Serinë A e ka gjetur tashmë zgjidhjen për të mbushur boshllëkun që do të krijohet me shitjen e sensacionit të Evropianit, Calafiori, tek Arsenali në Premier League.

Sipas “Sky Italias”, skuadra kuqeblu, e drejtuar nga Tiago Motta, është në kontakt me Mats Hummels, me të cilin ka hyrë në negociata, të cilat pritet të përfundojnë me “tym të bardhë”.
“Sky” thekson se mbrojtësi ka kërkuar disa ditë kohë për të vlerësuar operacionin dhe për t’i dhënë “po” transferimit në Itali. Mbrojtësi tashmë ka refuzuar Ajaxin, Arabinë Saudite dhe madje edhe Bayer Leverkusenin. A do të jetë Bologna destinacioni i tij i ardhshëm?

