Me 6 gusht edhe zyrtarisht do të hap siparin sezoni i ri futbollistik 2022/23 në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Xhiroja e parë nuk është se solli ndonjë ndeshje derbi, ndërsa derbi i parë i vërtetë i këtij sezoni ndërmjet Shkëndijës dhe FC Shkupit do të zhvillohet me datë 17 shtator në Tetovë.
Sa i përket takimit të dytë të këtij edicioni midis këtyre dy ekipeve, që do të zhvillohet në Çair, i njëjti në program është me datë 19 shkurt të vitit 2023.

