Brohoritjet “Vrite, vrite serbin” nga “Shvercerat” dhe “Bed Blu Bojs”, pritet dënim nga UEFA!

Mbrëmë në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, përveç lojës së mirë në fushë që dhuruan futbollistët e Dinamo Zagreb dhe FC Shkupit, një spektakël dhuruan në tribunat e stadumit edhe dy tifo grupet “Bed Blu Bojs” dhe “Shvercerat”.

Megjithatë duke pasur parasysh konfliktet e fundit në Ballkan dhe mentalitetin tonë, këto dy tifo grupe për një moment dolën nga vetja, duke përdorur brohoritje nacionaliste, e ku në qendër ishin serbët.

Në një video të shkurtër, dëgjohen brohoritjet  e tyre të përbashkëta, “Vrite, vrite serbin”.

Duke pasur parasysh se UEFA dënon ashpër brohoritjet nacionaliste nëpër stadiume, është më se e qartë se do të pasojnë dënime për të dyja klubet ballkanase, që me 26 korrik në Shkup do të luftojnë për një vend në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë ndeshja e mbrëmshme në “Maksimir” u mbyll me shifrat e barabarta, 2:2.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close