Dy humbje radhazi, nga dy skuadrat shqiptare. Vardari mposhtet nga Voska Sport, me ekipin nga Ohri që triumfon në kryeqytet me rezultat 3:1.

Pas fitores ka folur trajneri i Voskës, Seit Kreka.
“U përgatitëm mirë për këtë ndeshje gjatë gjithë javës dhe futbollistët tanë i kryen me sukses të gjitha detyrat. Rezutlati e pasqyron atë se dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Lojtarët treguan karrakter dhe shpirt luftarak. Ishin thjesht fantasti dhe i uroj të gjithë për këtë ndeshje të madhe. Kjo fitore i dedikojet presidentit të klubit z. Nefi Useinit”, ka thënë trajneri Seit Kreka.

