Mirlind Daku shfaqet nga aeroplani, po largohet nga Rubin Kazani? (FOTO)

Mirlind Daku ka ngjallur dyshime për largim nga skuadra ruse, Rubin Kazan.

Sulmuesi kosovar ka postuar në profilin e tij në instagram, një foto nga aeroplani, së bashku me menaxherin e tij, Shkumbin Qormemeti, shkruan IndeksOnline.

“Që nga dita e parë – së shpejti”, ka shkruar Daku krahas fotos.

26-vjeçari po kalon në formë fantastike këtë fillim sezon, ku ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close