Rummenigge flet për të ardhmen e Neuer, Muller dhe Alaba

Disa nga lojtarët me më së shumti fitime në Bundesliga janë duke u afruar me fundin e kontratave të tyre, dhe e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje.

Muller, Neuer e Alaba janë tre emrat për të cilët nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Por, Bayern Munich do të vazhdojë negociatat me ta. Rummenigge ka thënë se koronavirusi nuk e afekton të ardhmen e lojtarëve.

“Për Neuer, e njëjta aplikohet për të gjithë lojtarët, kontrata e së cilëve skadon në verën e vitit 2021”, ka thënë Rummenigge për ‘TMZ, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi bërë ofertat para krizës së Covid10, dhe nuk duam të marrim avantazh duke shfrytëzuar këtë situatë”, ka shtuar shefi ekzekutiv i Bayern.

Si gjithmonë, kur lojtarët janë afër fundit të kontratës, ata lidhen me kalime të mundshme te skuadra të ndryshme.

Manuel Neuer po lidhet me një kalim të mundshëm te Chelsea, kurse Alaba lidhet me Real Madrid. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close