Mbrojtësi Amir Rrahmani do t’i mungojë Napolit në ndeshjen kundër Torinos të premten. Por kapiteni i Kosovës pritet të paraqitet për Napolin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës, Napoli e luan të martën. Mbrojtësi kosovar u largua nga fusha kundër Juventusit për shkak të lëndimit.
Ai u zëvendësua në minutën e 65-të për shkak të problemit me muskulin e këmbës së djathtë. Deri para largimit nga fusha, Rrahmani ishte prej më të mirëve.
Zuri vend në 11-shen e javës së 27-të të Serie A, sipas “goal.com”

