Ronaldo ‘R9’ flet për ‘Topin e Artë’, tregon pesë lojtarët që duhet ta fitonin këtë trofe

‘Topi i Artë’, trofe që na asocion me emra si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, është më i rëndësishmi nga trofetë individual në botën e futbollit.

Është një ëndërr e madhe për të gjithë lojtarët, por shumë pak prej tyre arrijnë ta fitojnë. Ka shumë lojtarë që kanë pasur paraqitje të mira në karrierën e tyre, mbi mesatare, por nuk kanë fituar trofeun.

Ronaldo braziliani ka folur lidhur me këtë çështje, duke numëruar edhe pesë emra që sipas tij meritonin këtë trofe, por nuk e fituan.

“Do të thoja se janë katër lojtarë që nuk e fituan ‘Topin e Artë’, por duhej ta fitonin”, ka thënë Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“Alessandro Del Piero, Paolo Maldini, Francesco Totti dhe Raul Gonzalez”, shtoi fenomeni.

“Do të shtoja edhe Roberto Carlos, i cili përfndoi dy herë në vendin e dytë, pas meje”, ka shtuar R9.

Ronaldo ‘Fenomeni’, në karrierën e tij të mrekullueshme, kishte fituar dy herë (1997, 2002) çmimin e lojtarit më të mirë në botë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close