Roma me stadium të ri, kushton 1 mld Euro

Roma pritet të ketë një stadium modern brenda vitit 2027. Klubi italian synon ta festojë 1 shekull histori në shtëpi të re.

Projekti është prezantuar dhe vlera e investimit parashikohet rreth 1 miliard euro. Kapaciteti do të jetë 55 mijë vende për ndeshjet e futbollit, por me mundësi që të zgjerohet deri në 62 mijë për aktivitete të tjerë që nuk kanë lidhje me sportin.

Tribuna e tifozëve të zjarrtë është menduar për 10 mijë persona, një nga më të mëdhatë në Europë. Punimet do të nisin vitin e ardhshëm në zonën Pietralata ku do të ketë edhe një qendër tregtare prej 17 mijë metrash katrorë.

Projekti është i studios amerikane Populous që ka ideuar edhe atë të Tottenham dhe Wembley e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close