Liverpool, Manchester Unietd dhe Arsenal janë në mesin e tetë klubeve që raportohet se i kanë shkruar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të ndaluar Manchester Cityn që sezonin e ardhshëm të luajë në ligën elitare evropiane.

Manchester Cityt i është ndaluar pjesëmarrja në Evropë për dy vjet, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pasi UEFA i shpalli fajtor për shkelje serioze të rregullave të lojës financiare.
Ata kanë mohuar çdo akuzë, madje duke bërë ankesë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Klubet rivale kanë frikë se City do të kërkojë që dënimi i tyre të shtyhet derisa çështja në apel të vazhdojë, me vonesat që do të shfaqen shkaku i koronavirusit, duke bërë që skuadra e Pep Guardiola të garojë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Në një përpjekje për të parandaluar që kjo të ndodh, tetë nga dhjetë skuadrat kryesuese në Premierligë kanë paraqitur një kërkesë të përbashkët në CAS, sipas Daily Mail./Lajmi.net/

