“Ringjallet” FC Shkupi, prezanton prurjen e parë në merkato 

FC Shkupi bëhet i “gjallë” më në fund. Skuadra nga Çairi është aktivizuar dhe përmes rrjeteve sociale ka prezantuar prurjen e parë në merkato. 

Bëhet fjalë për Emre Kadri, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Bregallnicës, teksa më herët ka luajtur edhe për Rabotniçkin.

Ai gjithashtu ka një eksperiencë edhe në Turqi me grupmoshat e reja, ku ka luajtur për Adana Demirspor U19. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close