Dështimi në Ligën e Kombeve ka bërë që drejtuesit e Federatës shqiptare të futbollit të kërkojnë për një trajner të ri. Edoardo Reja duket se i ka ditët e numëruara në stolin kuqezi. Tekniku italian do të drejtojë dy ndeshjet miqësore me Italinë edhe Arabinë Saudite dhe më pas mund të vendoset ndërprerja e bashkëpunimit.

Sipas lajmeve të fundit, trajneri i ardhshëm i Shqipërisë pritet të jetë Luigi Di Biagio. FSHF dhe trajneri italian janë në bisedime për të arritur marrëveshjen, e cila duket se është afër. Di Biagio ka një karrierë mjaft të madhe si futbollist, teksa ka luajtur për skuadra si Inter, Roma dhe Brescia. Si trajner ka drejtuar Italia U-21 dhe SPAL, kur ishte pjesë e Serie A.

