Klubi spanjoll kishte një ofertë të parë të refuzuar nga francezët, e cila ishte në shifrën e 160 milion eurove.

Sidoqoftë, madrilenët dëshirojnë të nënshkruajnë me çdo kusht me sulmuesin francez, dhe duket tani se kanë ngritur ofertën për të.
Drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo, gjatë ditës së djeshme raportoi se Kylian Mbappe nuk është i pashitshëm, megjithatë klubi i Real Madrid duhet të ofroj më shumë nëse dëshiron shërbimet e tij.
PSG nënshkroi me Mbappe nga Monaco në 2018 në një marrëveshje prej 180 milionë eurosh, por në fakt ata deri më tani kanë paguar vetëm 145 milion euro, pasi 35 milion euro të tjera pritet t’i paguajnë kur ata rinovojnë kontratën me Mbappe ose nëse vendosin ta shesin atë.

