Reagon Laporta: Historikisht arbitrat e dëmtojnë Barcelonën

Ish-Presidenti i Barcelonës, i cili po synon edhe një mandat, Joan Laporta, ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve.

Ai ka thënë se historikisht skuadra e Barcelonës është dëmtuar nga arbitrat, duke iu refuaruar edhe ndeshjes së mbrëmshe, ku skuadra katalonase pësoi humbje nga Girona.

“Ka disa arbitra që përgjithësisht gjithmonë e dëmtojnë Barcelonën. Historikisht kështu ka qenë gjithmonë rasti.”, ka deklaruar Laporta.

Kjo deklarat vjen pasi mbrëmë ka pasur polemika të shumta për golin e dytë të Gironas, ku është aluduar për një faul në Kounde.

Po ashtu Barcelona ditë më parë bëri ankesë zyrtare, duke kundershtuar vendimet e gjyqtarëve për ndeshjen e Kupës së Spanjës, ndaj Atletiko Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close