Rayo Vallecano përgatit kontratë të re për Falcaon

Radamel Falcao në merkaton e verës u transferua te Rayo Vallecano si futbollistë i lirë dhe nënshkroi kontratë një-vjeçare me klubin, transmeton lajmi.net.

Futbollisti menjëherë ka shfaqur potencialin e tij, duke bërë që drejtuesit e klubit spanjoll të duan ta mbajnë në ekip edhe për edicionet tjera.

Sipas mediave spanjolle, Falcao do të zgjat kontratën edhe për një vit tjetër, që do ta mbajë atë në Spanjë deri në vitin 2023.

Sulmuesi këtë edicion ka realizuar pesë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.

35-vjeçari, në të kaluarën ka luajtur për skuadra të njohura si: Monaco, Atletico Madrid, Man Utd, Chelsea, Porto. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close