Rabiot rezulton pozitiv me COVID-19, mungon në finalen e Ligës së Kombeve

Nesër Kombëtarja e Francës takohet me Spanjën në finale të Ligës së Kombeve, transmeton lajmi.net.

‘Gjelat’, në këtë ndeshje nuk mund të llogarisin në shërbimet e Adrien Rabiot që ka rezultuar pozitiv në analizat për COVID-19.

Ishte Kombëtarja e Francës që përmes një njoftimi ka bërë të ditur për infektimin e Rabiot me COVID-19.

“Adrien Rabiot nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kombeve, të dielën në 20:45 pasdite, kundër Spanjës,” thuhej në deklaratë.

“Mesfushori i Juventusit ka rezultuar pozitiv me Covid-19″.

“Sapo u njohën rezultatet, Adrien Rabiot u vendos në izolim. Ai nuk do të grumbullohet në Milano me shokët e tij të skuadrës”.

“Adrien Rabiot nuk mund të zëvendësohet me ndonjë futbollistë tjetër në listë për arsye rregullatore”, shkroi Kombëtarja e Francës në komunikatë. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close