Queven: Gjysmësezonin duam ta mbyllim në pozitën e parë!

Shkupi nesër do të luaj me Brera Strumicën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në kampionatin vendor.

Për ndeshjen e të dielës nga tabori bardheblu ka folur mesfushori brazilian, Qeueven i cili në këtë sezon në 16 paraqitje ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asiste.

“E dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, qëllimi ynë është që të mbyllim gjysmë sezonin në pozitën e parë, andaj po punojmë shumë për të arritur këtë. Do të shkojmë në këtë duel të fokusuar, duke kërkuar fitore dhe shpresoj që asgjë nuk do të na ndalë në këtë rrugëtim”, ka thënë braziliani Queven.

Ndeshja AP Brera – FC Shkupi luhet të dielën në qendrën sportive “Pandev” me fillim në ora 13:00, ndërsa drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë arbitri nga Kërçova Aleksandar Grujoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close