PSG e vë në alarm Barcelonën për Neymar

Braziliani vulosi një rekord botëror prej 222 milionë eurosh në kryeqytetin francez nga ‘Camp Nou’ në 2017 dhe shënuar 69 gola në 80 ndeshje.

Sidoqoftë, koha e tij në PSG e ka parë vazhdimisht atë të lidhur me kthimet në Spanjë, pasi nuk ka arritur të përshtatet siç duhet në klub mes çështjeve personale, si dhe dëmtimeve, transmeton lajmi.net.

Kjo verë më në fund mund të jetë koha kur Neymar kthehet në La Liga, me drejtorin sportiv Leonardo Araujo të gatshëm ta lejojë atë të largohet me një tarifë të ulur në 150 milionë euro, sipas ESPN.

Megjithë ndryshimin e qëndrimit të kampionëve francezë ndaj Neymar, ata nuk janë të gatshëm të lejojnë që të largohet edhe shoku i tij Kylian Mbappe. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close