Probleme sërish për Djokovicin, serbi nuk lejohet të hyjë në SHBA!

Novak Djokovic, i penguar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për shkak se nuk është i vaksinuar kundër Covid-19, u detyrua të dielën të humbasë turneun Indian Wells Masters 1000, i cili do të fillojë të mërkurën. Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët e turneut.

Lojtari serb, numri 1 i botës, javët e fundit kishte kërkuar një përjashtim të veçantë nga autoritetet vendase. Më kot. Dhe mbështetja e marrë nga Federata Amerikane dhe organizatorët e US Open nuk bëri punë.

Prandaj, Djokoviç nuk do të përfitojë nga asnjë trajtim preferencial. Sepse Uashingtoni nuk lejon hyrjen në vend të udhëtarëve ndërkombëtarë të pavaksinuar. Dhe Agjencia Amerikane e Sigurisë së Transportit (TSA), së fundmi tregoi se kjo masë nuk do të ndryshojë të paktën deri në mes të prillit.

Turneu Indian Wells do të përfundojë më 19 mars. Dhe do të pasohet nga Miami Masters 1000 (nga 22 prill), të cilin duhet ta humbasë edhe Novak Gjokovic. Ky i fundit priste të dinte përgjigjen e autoriteteve amerikane ndaj kërkesës së tij për tolerim. 

“Nëse më refuzohet, sigurisht që do të tërhiqem nga turneu, para shortit (të planifikuar për të hënën)”, tha ai të premten, para se të pranonte humbjen e parë të sezonit në gjysmëfinale të turneut të Dubait, përballë Daniil Medvedev.

Vitin e kaluar, Djokoviç nuk u lejua të hynte në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shanset e tij në Indian Wells dhe US Open. Herën e fundit që ai luajti një ndeshje në tokën amerikane ishte në Flushing Meadows në 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close