Prishtina nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Dukagjinit

Prishtina është ndalur në barazim pa gola 0-0 me Dukagjinin, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi furishëm me të dyja skuadrat që sulmonin në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Megjithatë, pavarsisht rasteve pjesa e parë u mbyll baras 0-0.

Në pjesën e dytë Prishtina ishte akoma më dominuese duke sulmuar gjatë tërë kohës.

Por deri në fund rrjetat nuk u tundën asnjëherë dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Prishtina tani ka 18 pikë në vendin e pestë, kurse Dukagjini ka 15 pikë në pozitën e tetë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close