Kevin De Bruyne rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka njoftuar në konferencë për shtyp se Kevin De Bruyne është i infektuar me virus, transmeton lajmi.net.

Futbollisti tani do t’iu nënshtrohet protokolleve mjekësore dhe do të izolohet për 10 ditë.

Belgu do të mungojë në dy ndeshje mjaft të rëndësishme të Cityt në fundjavë kundër Evertonit dhe në mesjavën e ardhshme kundër PSG.

De Bruyne së fundmi ishte i ftuar te Kombëtarja e Belgjikës dhe ishte në një formë mjaft të lartë.

Pep Guardiola duhet të gjej zëvendësuesin e De Bruynes për duelet e radhës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close