Connah’s Quay ka mposhtur Prishtinën 4-2 në ndeshjen kthyese në kuadër të Conference League.

Megjithatë Prishtina avancon tutje pasi kishte fituar ndeshjen e parë në Prishtinë 4-1 dhe kështu kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6-5.
Pjesa e parë nisi më mirë për Connah’s që kaluan në epërsi në min e 3’ përmes Jamie Insall, megjithatë Ermal Krasniqi realizoi dy gola të shpejtë në min e 29’ dhe 36’ për ta mbyllun pjesën e parë në epërsi 1-2.
Në pjesën e dytë skuadra e Uellsit ishte shumë më e mirë duke barazuar rezultatit në min e 47’ përmes George Horan, ndërsa në min e 57’ realizoi sërish Insall për 3-2.
Golin e fundit të ndeshjen e realizoi Callum Morris për 4-2.
Prishtina në fazën tjetër takohet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt.

