Presidenti i New York Knicks pozitiv në koronavirus

Presidenti skuadrës së New York Knicks nga NBA, James Dolan, ka rezultuar pozitiv në koronavirus, transmeton lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra nga ‘Madison Square Garden’, përmes një postimi në ‘Twitter’.

Dolan i  bashkohet listës së gjerë nga komuniteti i NBA, të cilët janë prekur me koronavirus.

Më 17 mars, lojtari i Brooklyn Nets, Kevin Durant, konfirmohej në mesin e të prekurve me Covid19.

Të rejat për Dolan vijnë në kohën kur në SHBA janë të konfirmuara rreth 121349 raste të prekur nga kjo pandemi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close