Presidenti i La Ligas kritikon Real Madridin që bojkotoi ceremoninë e Topit të Artë

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka kritikuar vendimin e Real Madridit, që bojkotoi ceremoninë e Topit të Artë.

Të hënën klubi mbretetëror vendosi të mos udhëtojë drejt parisit, pasi nuk u pajtua që Vinicius Junior nuk e fitoi Topin e Artë.

Ky çmim i takoi futbollistit të Manchester Cityt, Rodrit.

“Unë jam një tifoz i Real Madridit. Vlerat më të rëndësishme të këtij klubi janë të qenit zotëri dhe shtrëngimi i duarve kur humbet. Mendoj se Real Madridi e ka humbur atë frymë shumë kohë më parë.”, deklaroi Tebas për “L’Equipe”.

Në ceremoninë e Topit të Artë, Real Madridi morri dy nga çmimet kryesore, ku u shpall klubi më i mirë i vitit ndërsa Carlo Ancelotti u shpall trajneri i vitit, por askush nuk ishte prezent për të marr këto çmime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close