Romulo luajti për Juventusin në sezonin 2014/15. Duke folur për “IFS TV” në Twitch, ai zbuloi një incident që ndodhi mes Paul Pogba dhe Massimiliano Allegri në atë kohë, i cili shkaktoi dënimin e francezit.

Në veçanti, pas fitores së bardhezinjve në Sassuolo, Pogba po dëgjonte muzikë në dhomën e zhveshjes me një volum shumë të lartë. Trajneri i skuadrës i vendosi një gjobë prej 20 mijë eurosh, dhe ja se pse…
“Më kujtohet ajo fitore jashtë fushe kundër Sassuolos dhe Pogba po dëgjonte muzikë në kufjet e tij, por volumi ishte aq i lartë sa të gjithë në dhomën e zhveshjes mund ta dëgjonin atë.
Allegri e gjobiti atë me 20.000 euro të nesërmen, pavarësisht se shënoi një gol mahnitës. Është diçka që nuk do të ndodhte kurrë në Brazil”,- tha 36-vjeçari.
Kujtojmë se Pogba rezultoi pozitiv në testosteron në kampionin e dytë në kuadër të kontrollit të dopingut që iu nënshtrua dhe tashmë rrezikon një dënim të rëndë nga drejtësia sportive italiane, që mund të arrijë edhe katër vjet. Nga ana e tij, Juventusi do t’i “ulë” pagën Paul Pogba me 95% dhe nga 8 milionë do të zbresë në 42 mijë.

