Po shndërohet Florent Ramadani lider te Shkëndija, merr ftesë nga Maqedonia U21

Shkëndija e Tetovës viteve të fundit krahas dominimit me ekipin e parë, paralel është shquar me rezultate shumë pozitive edhe me kategoritë e reja ku sezone me rradhe fiton rregullisht titujt në nivel republikan me gjeneratat U19, U18, U17 dhe U16. Rjedhimisht ekipi i parë furnizohet me lojtarë premtues dhe kuqezinjtë tashmë kanë disa të tillë që i përdorin në ekipin e parë.

Spikat kohëve të fundit Florent Ramadani. Fantazisti 21 vjeçar luan në formë të shkëlqyeshme, madje në ndeshjet e fundit si duket ka hequr nga vetja petkun e “lojtarit të ri” në skuadër dhe nga performansa shihet si lider i skuadrës. Golat ndaj Rabotniçkit e Tikveshit në dy ndeshjet e fundit kampionale vetëm se konfirmojnë impaktin e tij te formacioni i Shkëndijës, ndërsa si rrjedhojë ka ardhur edhe ftesa nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut. 

Kam punuar shumë për të arritur formën time më të mirë dhe të jem i sinqertë më gëzon momenti që po kaloj te Shkëndija. Luaj standard, më në fund kam kontinuitet të paraqitjeve dhe kur minutat nuk më mungojnë, sigurisht se kam moralin lartë për të dhënë më të mirën”, thotë Florent Ramadani.

Mesfushori duke gëzuar një ecurin pozitive sheh veten sërish në ekipin përfaqësues të shpresave të Maqedonisë U21 me të cilët bashkohet javën e ardhshme pas sfidës Renova-Shkëndija.

Jam i vetëdijshëm se mundem akoma më shumë dhe për këtë arsye jam duke punuar që të vazhdoj ngritjen e formës. Sigurisht që ashtu si më gëzon besimi që marr te Shkëndija, gjithashtu më lumturon fakti që sërish grumbullohem nga ekipi përfaqësues. Jam i gatshëm për të pritur shansin tim dhe të tregoj formë të mirë edhe me përfaqësuesen”, përfundoi Florent Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close