Pandemia e koronavirusit ka marrë shumë jetë në Itali dhe njerëzit kryesorë të vendit kanë arritur në përfundim se futbolli nuk është parësor për momentin, por që jeta e njeriut duhet të shpëtohet.

Sidoqoftë, drejtuesit e Serie A janë në telashe të mëdha sepse nuk e kanë idenë sesi do të përfundojnë kampionatin.
Kanë mbetur edhe 12 xhiro për t’u luajtur në Serie A deri në përfundim të sezonit, dhe ky kampionat duhej të përfundonte më 24 maj.
Një nga planet e Serie A ishte të përfundonte sezonin me Play Off, me katër skuadrat e para që do të kërkonin titullin (Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta).
E vetmja herë kur titulli kampion në Itali është dhënë me Play Off, ishte në sezonin 1963/1964. Në atë kohë, Inter dhe Bologna kishin të njëjtin numër pikësh, kështu që luajtën një ndeshje vendimtare në Romë, me Bolognan që festoi duke fituar 2:0.
Ideja e Play Offit është refuzuar nga klubet, të cilat janë duke kërkuar që kampionati të vazhdohet me të kaluar koronavirusi, me ndeshjet që do të luheshin çdo tre ditë gjatë muajit qershor, duke qenë të bindura se Kampionati Evropian do të shtyhet./Lajmi.net/

