Pjanic momentalisht është huazim te Besiktas, aty ku nisi një sezon shumë të mirë, para se të lëndohej, transmeton lajmi.net.

31-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2020 si pjesë shkëmbimi me Arthur Melon dhe bëri vetëm 19 paraqitje.
Boshnjaku nuk kishte minutazhë nën urdhrat e Ronald Koeman pa arsye, kështu që u huazua në afatin e janarit.
Por, Mundo Deportivo, raporton se Pjanic shpreson të këtë të ardhme te Barcelona.
Pjanic është tifoz i madh i Xavit dhe ndjen që nëse i jepet mundësia, do impresionoi pasi t’i përfundojë huazimi.
Xavi ka premtuar se do luajnë lojtarët me paraqitje shumë të mira dhe mesfushori do jetë i kënaqur të dëgjojë këtë.
Ende nuk dihet nëse Pjanic do jetë funksional në sistemin që preferon tekniku spanjoll dhe mbetet të shihet verën e ardhshme./Lajmi.net/

