Pirlo: Ronaldo është një hero

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist në futboll, pavarësisht se sot feston 36 vjetorin e lindjes.

Juventusi do të ndeshet me Romën në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A dhe Andrea Pirlo ka cilësuar se do jetë një ndeshje e vështirë.

“Do të jetë një ndeshje kundër një skuadre që zhvillon futboll me cilësi të lartë, duhet të jemi të shkëlqyeshëm dhe të gabojmë pak duke mos ju dhënë lirinë e lojës në kundërsulm”, tha ai.

“E dija që është një profesionist, por duke e parë në stërvitje çdo ditë ishte një befasi”, shtoi ai.

“Ka ende pasion dhe zbavitet, është gjëja më e rëndësishme kur ke fituar të gjitha dhe ke thyer çdo rekord. Do të thotë që është një hero, sikur Buffon, Bonucci dhe Chiellini”, përfundoi Andrea Pirlo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close