Përhapja e shpejtë e Covid19 ka bërë që top pesë ligat evropiane të futbollit dhe jo vetëm, të shtyhen për një kohë.

Serie A planifikohet të rifillojë më 3 ose 9 maj, por duket se këto plane nuk do të realizohen, pasur parasysh situatën që po përkeqësohet çdo ditë në Itali.
‘La Repubblicca’ shkruan se plani për të rifilluar më 3 maj do të dështojë, transmeton lajmi.net.
Gjasat janë më të mëdha që Serie A të rikthehet në qershor, dhe të luhet deri më 30 korrik.

