Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, fitoi çmimin më të madh individual në futboll për të gjashtën herë, duke përfunduar përpara Virgil van Dijk të Liverpoolit dhe rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldos.

Edhe pse Ronaldo po vazhdon të luajë në nivele të larta në fanellën e Juventusit, Gundogan nuk e rendit 35 vjeçarin në mesin e yjeve në futboll.
Reprezentuesi gjerman ende beson se Lionel Messi mbetet më i miri në këtë sport, duke u pasuar Kevin de Bruyne dhe Kylian Mbappe./Lajmi.net/


