Pep mbante kokën, në fushë shkruhej historia: Si Lewa shënoi pesë gola për nëntë minuta

Në atë datë, Lewandowski shënoi pesë gola kundër Wolfsburg në vetëm nëntë minuta.

Wolfsburg kryesonte pas pjesës së parë, dhe Lewandowski hyri në lojë në pjesën e dytë, në vend të Thiago.

Guardiola, që atëherë drejtonte Bayernin, kërkonte përmbysjen e rezultatit, por as ai me siguri nuk priste një rikthim kaq të fuqishëm, me Lewandowskin që golin e parë shënoi në minutën e 51’, dhe në minutën e 60’, shënoi të pestin.

Lewa shënoi hat-trik për tre minuta e 21 sekonda, duke regjistruar si rekordin më të shpejtë në histori të Bundesligës, ndërsa pesë golashi, u regjistrua saktësisht për 8.59 minuta.

Çfarë ditë dhe çfarë ndeshje ishte ajo, këtë më së miri e tregon reagimi i Guasrdiolas./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close