Peja dhuroi spektakël të boksit profesionist

Ka përfunduar me plot suksese evenimenti i boksit profesionist “Kosovo Fight Night” që u zhvillua në fundjavë në Pejë ku për herë të parë në Kosovë pati tre ndeshje për tituj botëror dhe kjo u bë e mundshme duke ju falënderuar promotorëve Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu. Në ndeshjen e mbrëmjes u paraqit boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Zvicër, Labinot Xhoxhaj, ku u përball për titullin e tij të parë në boksin profesionist në versionin Intercontinental duke mposhtur me ndërprerje në raundin e katërt, hungarezin Tamas Lodi. Fitore por në versionin Inernational ka arrit edhe boksieri tjetër kosovar, Edmond Zefi i cili poashtu në rundin e pestë mposhti Zoltan Szabo. Për të njëjtin titull u ndesh edhe Aaron Molli kunder Hamza Wandera. Ky i fundit nuk kishte forcë të vazhdoj përballjen dhe dorëzoj ndeshjen andaj Molli me plot meritë në fund doli fitues.

Me sukseset e arritura ka qen shumë i kënaqur promotori, njëkohësisht edhe menaxheri i Xhoxhaj dhe Zefit i cili premtoj se me boksierët e tij do ketë edhe më shumë suksese në të ardhmen. “Edhe pse në kohë pandemie gjithçka shkoj sipas planifikimit, normal munguan emocionet e publikut por kjo nuk i ndaloi boksierët të tregojnë talentin dhe vullnetin për fitore. Përballja kryesore ku u paraqit Labinot Xhoxhaj ishte një ndeshje mjaft interesante, mirëpo kundërshtari u gjunjëzua në rundin e katërt (RTD) dhe kështu Labi fiton titullin e parë në karrierë si dhe shënon rekordin e tij personal 14.0.0. Duhet cekur se përballja nga fillimi ishte i vështirë sepse kundërshtari ishte mjaft i përgatitur po me gjithë atë Labi arriti fitoren. Për përgatitjet e Labinotit është përkujdes si gjithnjë trajneri i tij, Ramadan Millaku, dhe unë si menaxher i tij dhe promotor kemi hartuar një plan program ku boksierit tonë ti menaxhojmë në të ardhmen ndeshje edhe më të fuqishme por edhe tituj më të madhej dhe besoj se do ta realizojmë sepse një talent i tillë meriton përkrahje maksimale”, thotë Gjocaj duke shtuar se mbështetje të madhe do ti jep edhe boksierit tjetër, Edmond Zefi i cili poashtu fitoi titullin e tij të parë në karrierë. “Në menaxhim tonin kemi edhe super talentin Edmond Zefi ku me njëe vullnet dhe me një përgatitje maksimale beri një luftë të shkëlqyer kundër hungarezit Zoltan Szabo. Edmondi tregoi luftë të pastër dhe një spektakël boksi, andaj me plot meritë u shpall fitues pas ndërprerjes se meçit ne rundin e pestë, ku kundërshtari e dorëzoj meçin pas një lëndimi. Në këtë eviniemnt prezent ishte edhe boksieri me origjinë zvicerane, Aaron Molli ku zhvilloj një luftë te pastër dhe ne raundin e 3- te kundërshtari dozon meqin. Poashtu në ring debutoi edhe një boksier shqiptar, Alaudin Hasani, duke e mposht me TKO një kundërshtar mjaft me përvojë që vinte nga Uganda Michael Obin”, tha Gjocaj, duke shtuar se i uron të gjithëve bokserëve fitoret, gjithashtu kërkon që asnjëherë mos të ndalen sepse me pune dhe angazhim arrihet çdo sukses, kurse alenti i tyre meriton një përkrahje maksimale. Gjocaj në fund ka falënderuar nga zemra mbështetësit si dhe partnerin e tij, Avdyl Salihu me të cilin ishin promotor të eventit në Pejë. “Falënderoj nga zemra të gjithë me radhë qe ishin ne mbështetje të këtij organizimi sepse kushtet pandemike vetëm kaq na lejuan. Ne veçanti falënderoj promotorin dhe partnerin tim, Avdyl Salihun, ku në asnjë moment nuk u ndal qe ky eveniment i boksit të jetë në një nivel te lart organizimi, gjithashtu falënderoj të gjithë sponsorët tonë qe ishin ne përkrahje të bokseve. Uroj dhe shpresoj qe ky eveniment te jetë i fundit në kësi lloj formati dhe në kushte të pandemisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close