Sipas gazetës franceze L’Equipe, Roberto De Zerbi u tregoi lojtarëve të Marsejës për një ofertë kontrate nga Mançester Junajted. Sipas raportit, gjatë stërvitjes parasezonale, De Zerbi përdori një projektor për të shfaqur detajet e kontratës, të cilat përfshinin informacione si paga e propozuar për lojtarët. Pika që ai po përpiqej t’u bënte lojtarëve ishte se ai vendosi pasionin e tij, përpara dëshirës për të fituar më shumë para.

“Këtu mund të kisha qenë, por e vura pasionin tim para parave. Erdha në Marsej për pasionin”, thuhet se u tha lojtarëve trajneri italian.
Mes formës së dobët, trajneri i Marsejës së fundmi ka kërcënuar gjithashtu se do të largohet nga klubi.
“Nëse problemi jam unë, jam gati të iki. Po iki pa para, nuk më intereson pjesa tjetër. Nuk dua të justifikoj dhe të flas marrëzi”, tha De Zerbi pas humbjes në fundjavë nga Okseri.

