Aro Muriq ka bërë një deklaratë befasuese.

Gardiani i Kosovës ka kaluar një sezon fantastik në Itali, te skuadra e Sassuolo-s, por pavarësisht kësaj ai ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit.
Ai thotë se e ka njoftuar klubin për këtë vendim dhe do të largohet për arsye personale.
“Nuk kam ndërmend të luaj për Sasuolos-in sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit tim, koha ime këtu ka mbaruar. E kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj këtu pas këtij sezoni për arsye personale”, ka deklaruar Aro Muriq.
27-vjeçari ishte i huazuar nga Ipswich te Sassuolo, ku luajti plot 32 ndeshje.
Gjatë verës pritet të mësohet se cila do të.jetë e ardhmja e Aro Muriqit./IndeksOnline/

