Leo Messi ”mbret” i pagave në MLS, lojtari më i paguar me diferencë të madhe

Leo Messi vazhdon të jetë lojtari më i paguar në Kampionatin Amerikan të Futbollit, MLS.

Sulmuesi argjentinas me kontratën e re të cilën e nënshkroi në tetor të vitit të kaluar, ka një pagë prej 28.3 milionë eurosh.

Paga e tij është më shumë se dyfish më e lartë se lojtari i dytë më i paguar, që është Son Houng Min, me 11.1 milionë euro.

Rodrigo De Paul renditet në vendin e tretë me pagë 9.6 milionë euro.

Në top 10 futbollistët më të paguar janë edhe Hirving Lozano, Miguel Almiron, Emil Forsberg, Sam Surridge, Riqui Puig, Jonathan Bamba dhe Hany Mukhtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close