Gerard Pique nuk u paraqit në “El Clasico”. Pique megjithatë shfrytëzoi rastin pas ndeshjes që ti afrohet gjyqtarit kryesor, Gil Manzano për ti thënë diçka.

Sipas “Marca” ai shkoi dhe e kritikoi gjyqtarin sepse kishte vendosur shumë pak kohë shtesë.
Pique nisi të debatojë me gjyqtarin dhe u desh të ndahej nga delegati i ndeshjes, Carlos Naval, i cili i tha të shkojë në dhomat e zhveshjes.
Pique insistonte ti afrohej gjyqtarit me gjithë insistimin e Naval që ai të shkojë në zhveshtore.
Real Madridi fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe u bë lider i La Ligas./Lajmi.net/

