Nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, por ia arriti të transferohet te Juventusi

Mbrojtësi portugez arriti një shans “të artë”, ndonëse këtë sezon nuk luajti asnjë minutë për skuadrën Lille, për të cilën ishte regjistruar. 

Lëvizja u zyrtarizua mbrëmjen e së hënës, në Twitter, nga klubi i Serie A, Juventus, i cili pagoi shumën prej 3.6 milionë euro për qendërmbrojtësin. 

Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Djalo ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera. 

Shumë interesante është lëvizja që vjen në kushtet, kur Djalo nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon në kampionatin francez. 

Portugezi pësoi një dëmtim të mëparshme të ligamentit të kryqëzuar të gjurit dhe ende po rikuperohet, ndërkohë që ndeshja e tij e fundit ishte më 4 mars 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close