Nuk ka fitues në derbin D’Italia, ‘paqe’ mes Interit dhe Juventusit

“Derbi D’Italia u mbyll me rezultat të barabartë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Golin e parë e realizoi sulmuesi Edin Dzeko, që shënoi pas një topi të kthyer nga gjuajta fantastike e Hakan Çalhanoglut (17′).

Dy skuadrat italiane kanë pasur shumë raste që t’i konkretizojnë aksionet, mirëpo assesi nuk i konkretizuan rastet.

Ishte i inkuadruari Paulo Dybala që realizoi gol të vonshëm nga pika e bardhë, pas një penalltie të arkordua nga VAR-i për faull brenda zonës së 16-metërshit.

Me këtë barazim, Inter renditët në pozitën e tretë me 18 pikë, derisa Juventus ngritët në vendin e gjashtë me 16 sosh./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close