Pesë anëtarë të Valencia të prekur me koronavirus

Garay u konfirmua si lojtari i parë i prekur me koronavirus në La Liga, me lojtarin e Valencia që njoftonte përmes ‘Instagram’.

Megjithatë, situata te skuadra spanjolle qëndron akoma më keq sesa ka njoftuar lojtari.

Në një komunikatë zyrtare, Valencia njofton se janë pesë raste të prekura brenda skuadrës, përfshirë lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik.

Të gjithë të prekurit janë në shtëpitë e tyre, të izoluar, me të gjitha masat e duhura. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close