Nigeriani Alhassan: Dua të jem kampion me Shkëndijën

Futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës, Ibrahim Alhassan Adamu, në prononcimin e tij të parë pas nënshkrimit së kontratës dy vjeçare nuk ka fshehur gëzimin që bashkohet me kuqezinjtë. 23 vjecari nga Nigeria i ngazëllyer me pritjen në Tetovë beson se skuadra do të jetë e aftë të realizojë objektivat në sezonin e ri.

“Kjo është e mrekullueshme. Mënyra si ekipi më ka pritur mua më bën vërtet të ngazëllyer. Është një ndjenjë e madhe për mua. Unë jam vërtet shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj familje”, deklaroi Alhasssan.

Nigerian gjithashtu ka folur edhe për amiciet të cilat i ka me ekipin e Shkëndijës.

“Ambiciet e mia me ekipin janë të bëj histori të mirë, të jemi kampionë, të jetë sezon i mirë për ne, për tifozët dhe për secilin”, përfundon Alhassan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close