Është ngjarja e natës në anën tjetër të Atlantikut. Nëse Lionel Messi edhe një herë kënaqej me një dopietë madhështore kundër Perusë për një fitore 2-0, shoku i tij Neymar përjetoi një mbrëmje diametralisht të kundërt.

Brazili i tij humbi 2-0 në terrenin e Uruguajit, për kualifikueset e Kupën e Botës 2026. Por mbi të gjitha, atij iu desh të linte skuadrën e tij pak para pushimit pas një dëmtimi në gju, duke e lënë fsuhën jeshil të përlotur në barelë.
Pas ndeshjes, ai u largua nga stadiumi me një gju të ënjtur, duke çaluar dhe me paterica. Shtypi brazilian është shumë i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të numrit “10” të ‘Selecaos’, edhe nëse stafi po përpiqet t’i qetësojë gjërat:
“Mund të jetë një ndrydhje e konsiderueshme, por ne kemi kryer të gjitha testet. 24 orët e ardhshme do të jetë vendimtare për të vëzhguar reagimin e gjurit, ënjtjen që do të paraqesë dhe analizat imazherike, të cilat do të bëjnë të mundur vendosjen e një diagnoze përfundimtare. Është ende herët për të përcaktuar nëse është një dëmtim ligamenti. Ne presim ekzaminimet me qetësi”,- tha mjeku brazilian Rodrigo Lasmar.
“Ne duhet të mësojmë shpejt më shumë për natyrën e këtij dëmtimi. Një këputje e ligamenteve të kryqëzuara do ta mbante atë larg fushës për shumë muaj çfarëdo që të ndodhte, madje mund ta bënte atë të thotë lamtumirë në Kupën e Amerikës”.

