Newcastle liron stafin nga obligimet – akoma paguan 80% të pagave

Newcastle është skuadra e parë angleze që ka liruar stafin e tyre nga puna, por pa ia ndalur pagesat.

Sipas raportimeve të ‘Guardian’, Newcastle ka dërguar e-mail për të gjithë punëtorët se nuk kanë nevojë të dalin në vendin e punës, në kohën e krizës së Covid19, transmeton lajmi.net.

Përkundër kësaj, gjatë kësaj kohe, ata do të pranojnë 80% të pagës së tyre.

Newcastle bëhet skuadra e parë në Angli që bën një gjë të tillë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close