Nëna e Ronaldos lirohet nga spitali

Pas më shumë se dy javësh në spital duke bërë një rikuperim të kënaqshëm, mjekët në institucionin me bazë Madeira i kanë dhënë 65-vjeçares leje këtë fundjavë dhe zonja Aviero është liruar nga spitali.

E përditshmja portugeze Record raporton se si nëna e Cristiano tani është kthyer në shtëpi, ku i është bashkuar sulmuesit të Juventrusit, Georgina Rodríguez dhe fëmijëve të tyre që janë në karantinë në ishullin  portugez.

Pas një seri lojtarësh të Juventusit që testuan pozitivisht për virusin Covid-19, Ronaldo nuk ka qenë në gjendje të kthehet në Itali dhe për të ardhmen e afërt do të kalojë kohën e tij duke u kujdesur për nënën e tij në Funchal. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close