Në respekt të muajit të Ramazanit, ndalet Premierliga që një lojtar të prishë agjërimin

Një nga imazhet më interesante të ditës së djeshme në Premier League ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Bournemouth dhe Crystal Palace.

Ishte minuta e tretë kur sulmuesi i Bournemouth, Dango doli nga fusha për t’u hidratuar dhe për të ngrënë diçka. Burkinabe përfitoi nga perëndimi i diellit për të rifituar forcën pas një dite agjërimi për Ramazan.

Gjëja interesante ishte se ky vendim u respektua nga të dyja skuadrat dhe ndeshja u ndërpre për të pritur që Dango të hante e të pinte në vijën anësore, përpara se të ribashkohej në lojë.

Një qëndrim respektues, ai i të dyja skuadrave, që e lejuan lojtarin të përmbushte detyrën e tij religjoze dhe të mos vazhdonte ndeshja për momentin me dhjetë lojtarë.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close